Lajme

Elbasan, policia ndalon autorin e aksidentit me vdekje

Policia në Elbasan identifikoi dhe ndaloi autorin e dyshuar të aksidentit me pasojë vdekjen e një shtetasi, ndodhur më 13 shkurt 2019. Specialistët e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bazuar në provat shkencore të grumbulluara, bënë identifikimin dhe ndalimin me iniciativë të autorit të dyshuar të aksidentit me pasojë vdekjen e shtetasit G.H., ndodhur më 13 shkurt 2019 në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në fshatin Katund i Ri, ku pas aksidentit drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes.

Shtetasi i ndaluar është H.P., 51 vjeç, banues në Elbasan. Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera, u proçeduan penalisht në gjendje të lirë dhe dy shtetas, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Kallëzim i rremë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë