Edhe pse ka kaluar një ditë nga protesta e opozitës së bashkuar, as Partia Demokratike dhe as Lëvizja Socialiste për Integrim nuk kanë nxjerrë shifra zyrtare apo të paktën të përafërta për numrin e manifestuesve që u mblodhën përpara në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në orët e para të protestës numri i qytetarëve duket të ishte i konsiderueshëm, por pas gazit lotsjellës, një pjesë e tyre u larguan nga bulevardi. Megjithëse nuk mund të thuhet me saktësi, fotot e shkrepura nga LSA tregojnë se protesta ishte tejet masive.
Por ndërkaq, edhe pse nuk ka dhënë shifra për manifestimin përpara kryeministrisë, anëtari i kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli bërë publike të dhëna për pjesëmarrësit në takimin e Ramës në Vlorë, duke thënë se nuk ishin më shumë se 3652 pjesëmarrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)












Lini një Përgjigje