Kryedemokrati Lulzim Basha njoftoi sot se do t’i propozojë partisë së tij që deputetët e PD-së të djegin mandatet e tyre.
“Kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta politike djegien e mandateve të deputetëve tanë! Ju kërkoni dhe prisni që ne t’i prijmë ndryshimit. Ne kemi ndjekur të gjitha rrugët institucionale, por përballë nuk kemi një parti politike, një qeveri politike të zgjedhur nga qytetarët, përballë kemi një bandë”, tha Basha.
“Duke iu falënderuar për besimin e demonstruar dje, ju siguroj se kam dëgjuar dhe kuptuar mesazhin tuaj. Kështu nuk vazhdohet më, kupa është mbushur dhe është derdhur, thika ka shkuar në palcë dhe koha e fjalëve ka mbaruar. Ne nuk do vazhdojmë të jemi fasadë e një parlamenti. Ndaj unë jam sot këtu për t’ju thënë me përgjegjësi të plotë se e kam lexuar vullnetin tuaj. Ndaj kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta politike djegien e mandateve të deputeteve tanë”, tha ndër të tjera Basha.
Në emër të Partisë Demokratike ai ka falënderuar protestuesit “për bashkimin, qëndresën dhe qytetarinë në protestën më të madhe të pluralizmit”.
“Që nga dje nuk ka më kthim pas. Dua ti falënderoj sepse u bënë bashkë kundër një qeverie që vetëm i vjedh”, u shpreh Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje