Lajme

Shkarkohet prokurorja e Apelit Korçë, probleme me pasurinë

Drejtuesja e Prokurorisë së Apelit Korçë, Irma Balliu, nuk ka mundur të kalojë procesin e vettingut. KPK ka njoftuar shkarkimin e saj nga detyra.
Gjatë seancës dëgjimore, ajo u përball me dyshime për mungesë të burimeve financiare, fshehje të pasurisë dhe shmangie të taksave.
Irma Balli kishte pasuri familjare me vlerë 17.2 milionë lekë në vitin 2003 dhe referuar deklaratës së parë të dorëzuar në IDLKPI, prokurorja dhe bashkëshorti i saj zotërojnë 1/4 e një pike karburanti dhe një dyqan në qytetin e Korçës me vlerë 10 milion lekë, një apartament prej 6 milion lekësh, një automjet “Benz”, ndërkohë që i shoqi ishte aksioner me 25% në një kompani për tregtimin e karburantit.
Drejtuesja e prokurorisë së Apelit të Korçës nuk ka deklaruar një kat të ndërtesës në kërkesën për leje ndërtimi të karburantit dhe për këtë janë ngritur dyshime për ndërhyrje të pajustifikuara në dokumentacionin për ndërtesën.
Lidhur me këtë pretendim, prokurorja tha se praktika e regjistrimit të pronës është bërë nga babai dhe jo nga ajo vetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë