Një punëtor 29-vjeçar shqiptar është vrarë në Brazil. Mësohet se viktima është Alban Gropcaj, i cili kishte emigruar për arsye pune.
I plagosur ka mbetur shefi i tij, një shtetas italian, i identifikuar si Guido Bertola.
Sipas mediave, shqiptari së bashku me italianin po dilnin nga një lokal kur atyre iu afruan grabitësit, të cilët ndodheshin në një motor.
Këta të fundit kanë kërcënuar me pistoletë shqiptarin dhe italianin duke u kërkuar paratë. Mirëpo 29-vjeçari refuzoi dhe kaq mjaftoi që një prej grabitësve të qëllonte me gjakftohtësi mbi të duke e lënë të vdekur.
Ndërkohë italiani Bertola, i cili është edhe pronar i një zdrukthëtarie arriti t’u shpëtojë agresorëve dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje