Ministrja e Drejtësisë e ka quajtur vendim në kundërshtim me kriteret ligjore, vendimin e dhënë vetëm për lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Gert Gjinararin, i dënuar për vrasjen e të fortit të Tiranës.
Në një dalje për mediat, ministrja Gjonaj ka bërë me dije se në kuadër të masave të marra është pezulluar nga detyra drejtori i Burgut të Drenovës dhe dy punonjës të tjerë për lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Gert Gjinarari.
“Nga hetimi rezulton se vendimi pavarësisht se nuk është i formës së prerë është dhënë në kundërshtim me kriteret ligjore dhe kriteret e kodit penal. Për këtë arsye MD i është drejtuar KLD dhe Inspektoriatit duke kërkuar procedim disiplinor për gjyqtarin që ka dhënë vendimin”, shprehet ministrja Gjonaj.
Ndërkohë, drejtori i Burgut është proceduar dhe janë referuar materialet pranë Prokurorisë Korçë, për veprën penale shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumenti, dhe deri në zbardhjen e ngjarjes janë të pezulluar nga detyra.
Gert Gjinarari përfitoi lirim me kusht në të njëjtën procedurë abuzive që shpëtoi nga dënimi përjetë edhe Dritan Dajtin, autor i vrasjes së 4 efektivëve të policisë. Gjinarari u dënua me burgim të përjetshëm në Itali, por me sjelljen e dosjes në Shqipëri ai kërkoi gjykim të shkurtuar, duke pranuar të gjitha aktet e akuzës, çka e çon dënimin përjetë në 25 vite burg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje