Zhvillimet e fundit në vendin tonë dhe situata e tensionuar politike kanë ngritur shqetësime të shumta në Bruksel për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimit Europian.
Pak orë para nisjes së protetsës së opozitës, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein i konsiderderoi si mjaft të rrezikshme vendimet e opozitës për të djegur mandatet, aludimet për bojkot të zgjedhjeve vendore, por edhe dhunën në protestë.
Ai ngre shqetësimin se Shqipëria mund ta humbasë sërish shansin për në BE.
“Më shqetëson më shumë bojkoti apo djegia e mandateve, nuk jam i sigurt që s’do të jetë shqetësuese… nëse Shqipëria nuk ka një parlament funksional apo nëse opozita nuk do të kontribuojë, prandaj po mendoj se do të ndikojë dhe mund vetëm të shpresoj, që kushdo ta kuptojë, s’duhet të habiten nëse negociatat shtyhen sërish”, tha ai për mediat europiane.
“Anëtarët e parlamentit zgjidhen për të përfaqësuar votuesit e tyre në parlament, kjo duhet të jetë e qartë për këdo, por kjo nuk është e re, të gjithë e dinë që ky është opinioni im, edhe i Eduart Kukanit nga EPP, dhe nga dy parti të mëdha në Europë”, shprehet Fleckenstein.
Raportuesi për Shqipërinë thotë se situata politike në vendin tonë po merr tone të rrezikshme.

“Për momentin, ajo që kam dëgjuar unë tingëllon shumë e rrezikshme. Kam dëgjuar që opozita jo për herë të parë, do të djegë mandatet dhe këtë nuk e kuptojmë në Bruksel. Politikanët, anëtarët e parlamentit zgjidhen për të përfaqësuar në parlament një alternativë më të mirë se politikat e qeverisë. Si mund të bëjnë këtë nëse nuk marrin pjesë?
E dyta, kam dëgjuar që mund të ketë një bojkot të zgjedhjeve gjithashtu, por shpresoj që ky të jetë vetëm thashethem, sepse mendoj se zgjedhjet do të zhvillohen gjithsesi.
E treta gjë janë protestat. Në parim është gjë e mirë sepse tregon se njerëzit duan të vihen re, e për sa kohë është paqësore mendoj se është e drejta e njerëzve dhe ata duhet të shprehin ndjenjat”, thotë ai.
Duke folur për protestat, ashtu si të gjithë aktorët e tjerë ndërkombëtar, Fleckenstein bën thirrje për qetësi.
“Kam parë kryesisht njerëz shumë paqësor në protestë, por pashë edhe disa që përdorën dhunë kundër Kryeministrisë. Duhet të jemi të qartë të gjithë, qoftë opozita, qoftë mazhoranca, që dhuna nuk lejohet. Dhe duhet të jemi të qartë që janë përgjegjës ata që ftojnë për protesta, ata duhet të kujdesen që protestuesit në rrugë janë paqësorë”, shprehet zyrtari i lartë.

Ndërkohë në një intervistë të dytë me ‘DW’ ai shprehet se djegia e mandateve është një lloj prishjeje kontrate.
“Sipas mendimit tim, Këshilli i BE duhet të kishte vendosur që në verë për të filluar hapjen e negociatave të anëtarësimit, për fat të keq kjo nuk ndodhi, e ka ardhur koha që kjo të bëhet tani, por BE edhe në të ardhmen nuk do t’i zgjidhë problemet që ekzistojnë brenda Shqipërisë, këtë duhet ta bëjnë vetë politikanët shqiptarë, thotë ai. “Mos prisni që gjithmonë të vijnë arbitër nga Brukseli e të sheshojnë çdo sherr. Për këtë është edhe parlamenti, ku mund të grindesh, por me një shumicë pastaj gjen një zgjidhje se si do të vazhdohet. Ka ardhur koha që edhe shqiptarët ta bëjnë këtë vetë. Prandaj tani askush në Bruksel nuk po nxiton për të ndërmjetësuar, por nëse ndihma jonë është e nevojshme dhe të gjitha palët do pyesin për këtë, mund të flasim se ç’mund të bëjmë ne, por nuk mund të jetë gjithmonë kështu, që nga Brukseli të vijnë mediatorë, megjithatë, nëse qeveria dhe opozita e duan këtë, do të gjendet një rrugë.”
Të të njëjtin qendim duket se janë edhe mediat gjermane, të cilat ngrenë shqetësime për të ardhmen europiane të vendit tonë dhe papërgjshmërinë e klasës politike.
“Duket që ende politikanët në Shqipëri nuk e kanë përvetësuar mësimin e demokracisë për respekt të ndërsjelltë dhe dialog konstruktiv. Ata kapen pas pozicioneve të ngrutësuara të tyre – madje duke e pasur fare mirë parasysh, që një krizë në politikën e brendëshme e vështirëson procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Dialogu demokratik është rrugëdalja e vetme nga kriza, për të çuar përpara reformat e domosdoshme për konsolidimin e shtetit ligjor, kushti numër një ky nga BE-ja. Trazirat, paqendrueshmëria politike, mungesa e dialogut dhe e gjuhës së kompromisit, çdo vonesë mund të kenë pasoja në procesin e integrimit në BE. Vitin e kaluar Shqipëria e humbi shansin e një date për hapjen e negociatave me BE-në. Një shtyrje tjetër në samitin e BE-së në qershor sivjet do të ishte fatale për vendin”, shkruan sot DW.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)





Lini një Përgjigje