Lajme

Mbaron protesta, Basha këndon himnin: Gati për beteja të tjera

Lulzim Basha mbylli në selinë e PD-së protestën e opozitës. Duke kënduar himnin kombëtar, ai bëri thirrje për ato që i cilësoi beteja të reja dhe protesta në të gjithë Shqipërinë.

https://www.facebook.com/gazetasi.al/videos/2480682278626677/

Në selinë e PD-së, Basha e nisi fjalimin me thirrjet “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
“Opozita parlamentare dorëzoi mandatet dhe i vuri kryqin parlamentit të krimit. Që sot jemi qytetarë të thjeshtë. Le ta shpërndajmë këtë energji europiane, këtë racë fisnike siç jemi ne. Nuk do të ndalemi deri në rrëzimin e parlamentit. Shqipëria do të ketë një të ardhme. Bëhuni gati për betejën e radhës në qytete të tjera”, u shpreh ndër të tjera Basha.
Më herët, kryedemokrati Lulzim Basha dorëzoi në Kryesinë e Kuvendit mandatin e deputetit dhe u prit me ovacione nga qindra mbështetës.

Ndërkohë kanë dorëzuar mandatet e tyre edhe deputetët e tjerë opozitarë. Më pas, Basha dhe kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, iu drejtuan rrugës që të shpie në selinë blu. Edhe pjesa më e madhe e protestuesve u zhvendosën në selinë e Partisë Demokratike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë