Lajme

Mbyllet sot gara për SPAK, aplikon një tjetër prokurore

Në ditën e fundit të aplikimeve për strukturën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), është shtuar edhe një kandidaturë e re.
Aplikantja është Anita Jella, prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës.
Deri më tani për të qenë pjesë e SPAK kanë aplikuar 24 prokurorë për 15 vende.
Trupa e prokurorëve të SPAK do të ketë 15 anëtarë dhe për këtë strukturë ka një pritshmëri më të lartë në publik, pasi ka në fokus vendosjen e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë para përgjegjësisë.
Lista e aplikimeve për në SPAK:
Klodjan Braho, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë
Besnik Muçi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
Anton Martini, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër
Edvin Kondili, prokuror pranë Prokurorisë për Krime të Rënda
Ened Nakuci, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda
Eugen Beci, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda
Doloreza Musabelliu, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda
Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Vladimir Mara, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda
Dritan Prenci, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda
Shkelzen Cena, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Diber, aktualisht i komanduar në Prokurorinë e Tiranës
Behar Dibra, prokuror pranë Prokurorisë për Krime të Rënda
Besim Hajdarmataj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda
Dorina Bejko, prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec
Vate Staka, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër
Fatmir Hoxhaj, drejtor në Drejtorinë e Administrimit të Pronës Shtetërore, Ministrinë e Financave, 12 vite në sistemin e Prokurorisë
Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Enkeleda Osmani(Xhengo), prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës
Elida Kackini (Selami), prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
Enkeleda Millonai, prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, aktualisht drejtuese e kësaj Prokurorie
Maksim Sota, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës
së Parë Vlorë
Donika Prela, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Aktualisht drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda
Elisabeta Imeraj, prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.
Anita Jella, prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë