Politike

Basha komenton protestën: Sytë e Europës janë sot te ky shesh

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka komentuar protestën e sotme të opozitës së bashkuar, e cila përfundoi dorëzimin përfundimtar të mandateve parlamentare.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Basha thotë se Shqipëria do të ketë një të ardhme europiane.
“Zemrat tona janë të mbushura me shpresë dhe kurajo që buron nga shpirti i një populli të bashkuar. Shqipëria do të ketë një të ardhme europiane dhe kjo do të jetë e ardhmja juaj, e familjeve tuaja, e fëmijëve tuaj, e njerëzve të ndershëm të këtij vendi që duan t’i japin fund padrejtësisë, që duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë”, shkruan Basha në “Facebook”.
Kryedemokrati Basha thekson se në vend mungon demokracia dhe Parlamenti është kapur nga krimi i organizuar dhe nuk iu shërben qytetarëve.
“Dua t’u them të gjithë atyre që akoma nuk e dinë se këtu nuk ka demokraci, nuk ka Parlament, nuk ka drejtësi dhe se shteti është kapur nga krimi i organizuar, se njeriu që ju del përpara dhe ju shitet si Kryeministër është Maduro i Ballkanit. Ne nuk do të pranojmë më një kryeministër bandit, të kapur në flagrancë duke vjedhur votat e popullit në bashkëpunim me mafiozët, trafikantët, bandat e krimit të organizuar, duke vjedhur qindra miliona nga xhepat e shqiptarëve që nuk paguajnë dot bukën e gojës për fëmijët e tyre.
Sytë e Europës janë sot tek ky shesh: ne kërkojmë për shqiptarët vlerat dhe parimet që ata kanë për popujt e vet, liri, demokraci dhe ligjin e barabartë për të gjithë!”, përfundon kryedemokrati.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/2280047292046439?__xts__[0]=68.ARBNUkiMrenybvlyqwmwZMSJC_4PMHHqVPF-KUqfIXO-xkP3U299i9_VwF-vdPnm0m-DzaPPZtAczfaG-LRC4WYw-cZlXR6molk0cNI7kRIzjN3c3YjnQ7Os137lhfJAB_R8fDTn4260Psk-S35EFCNfJrwHM1WuF6K3GQ8sB58yBLyaD2i2HVPctroVzankIu-bEiljtCByzlsNSvBjgaQaZOFfG67yGK_tPgzTI_-AumHHw7Odb4n_zOYEW6bUGSBbhAArebYUP3cydJwWzmbkIxGf1bZESSXMvbYGb-BCOzYcX8z0rIl0HQq6SopCtVoPYYqv69_xUHEAPTY8oMz4z-ZOBhTklYfjUTcJ7kCgd-ApXzgN16GNqxxu9zq-4pd5waU8PyzpIMg0On7au4E0X1IWnJVbKrOSBvppkHhDPcLJlhQcF-6XhLYx8I4dv1g87_zFeDUqKnbpodfB&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë