Lajme

Elbasan, gjendet i vetëvarur në paraburgim i riu nga Burreli

Një i dënuar për përndjekje i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në qelinë e burgut në Bradashesh të Elbasanit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes, ku mësohet se viktima është Bledar Doda nga Burreli i cili ka varur veten në qelitë e paraburgimit dhe është gjetur nga gardianët.
Të riut i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar më tej me urgjencë në spitalin e Elbasanit. Fatkeqësisht, 25-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës.
Policia po heton mbi ngjarjen e rëndë, ndërsa dyshohet se shkak për veprimin fatal të të riut është bërë depresioni. Doda prej 3 muajsh ndodhej në paraburgim, pasi ishte arrestuar për përndjekje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë