Lajme

Basha pasdite kthehet nga Vjena, mbledh Kryesinë e PD

Një ditë pas protestës së opozitës dhe dorëzimit të mandateve parlamentare, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar disa takime me zyrtarë të Vjenës.
Qëndrimi në Vjenë ka zgjatur vetëm disa orë, pasi mësohet se kryedemokrati do kthehet sot në Tiranë dhe do mbledhë Kryesinë e PD.
Mësohet se sot në orën 18:00 kreu i opozitës ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së PD.
Gjatë mbledhjes së Kryesisë pritet të diskutohen hapat që do të ndërmarrë forca më e madhe e opozitës për vazhdimin e protestës.
Dje, pas protestës para parlamentit, deputetët dorëzuan zyrtarisht dorëheqjen nga mandati, me qëllim krijimin e një qeverie tranzitore dhe çuarjen e vendit drejt zgjedhjeve të parakohshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë