Gjykata e Shkodrës ka vendosur sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për policin e zonës së Gruemirës në Malësinë e Madhe, Berhan Bajrakurtaj, i cili u arrestua për ngacmim seksual. Para 2 javësh polici u shfaq në një video intime me pretendimet se ngacmonte seksualisht një 15-vjeçare përmes telefonit.
Ai nuk e ka pranuar akuzën e ngacmimit të një vajze minorene, por pavarësisht kësaj, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditë.
Nëna e 15-vjeçares nga fshati Gruemirë denoncoi në media se 53-vjeçari e përndiqte prej kohësh vajzën, duke e telefonuar e duke u zhveshur përpara saj. Për të vërtetuar pretendimet e saj, nëna publikoi edhe një video ku Bajrakurti kryente veprime të turpshme në telefon.
Por ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë një vizite në Malësinë e Madhe u shpreh se nuk ka një denoncues për këtë rast.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje