Ka qenë një telefonatë ajo që ka shpëtuar nga dhuna e vazhdueshme fizike dhe psikologjike bashkëshorten e një zjarrfikësi dhe fëmijët.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka arrestuar mëngjesin e të shtunës një inspektor të Zjarrfikëses për dhunë në familje.
Sipas të dhënave zyrtare, SHÇBA arrestoi në flagrancë Inspektorin e PMNZSH në Tiranë, Lorenc Hatia, për veprat penale të “Torturës” dhe “Dhunës në familje”.
Sipas raporteve, Hatia dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike e në mënyrë sistematike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilat kanë marrë tanimë urdhra mbrojtjeje.
Familjarët lajmëruan në numrin e Emergjencave 112 për akte dhune dhe më pas Inspektori u shoqërua dhe u arrestua nga SHÇBA.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje