Ne rrjet

BE 32 milionë euro për energjinë e gjelbër në Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Europian ka ndarë 32 milion euro për t’i ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Shqipërinë, për të shkuar drejt energjisë së gjelbër.

Ky vendim u njoftua nga Komisioneri i Zgjerimit të BE, Johannes Hahn gjatë takimit të mbajtur me ministrat e energjisë të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, që po zhvillohet në Podgoricë.

“Energjia dhe lufta kundër ndryshimeve klimaterike janë dy nga objektivat që BE-ja synon të arrijë përmes buxhetit prej 32 milionë eurosh për ve Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Hahn. “Fondet janë të destinuara për kalimin e rajonit në energji e gjelbër, në mënyrë të përmbushë sa më shpejt të jetë e mundur standardet mjedisore të BE-së dhe ato të marrëveshjes së Parisit”, shpjegoi Hahn.

“Ballkani Perëndimor ka potencial të madh në sektorin e energjisë”, theksoi komisioneri duke inkurajuar ministrat e Ballkanit Perëndimor të kapërcenin pengesat politike dhe çështjet bilaterale.

Dusko Markovic dhe Johannes Hahn

Komisioneri Johannes Hahn hapi së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Duško Markoviç, takimin ministror për tranzicionin e energjisë së pastër duke thënë se deri në vitin 2030 vendet e rajonit duhet të ketë rritur burimet e ripërtëritshme me të paktën 32% dhe të ulin emetimet e gazrave serrë me 40%”.

Ai theksoi po ashtu se këto objektiva do të ndihmojnë vendet e rajonit të rrisin investimet dhe vendet e punës.

Ky ishte në fakt edhe një nga qëllimet e përcaktuara në Samitin e Sofjes, ku në deklaratën e përbashkët, BE-ja kërkonte përmirësimin e efikasitetit energjetik, ndërlidhjeve ndërkufitare mes vendeve të Ballkanit, diversifikimin e burimeve të energjisë si dhe rritjen e prodhimit të energjisë e rinovueshme.

Ky hap vjen gati një vit, pasi Komisioni Europian ka bërë publik një projekt mjaft ambicioz për dixhitalizimin e Ballkanin Perëndimor. Sipas përfaqësuesve europianë ky program synon të mbështesë tranzicionin e rajonit në një ekonomi dixhitale dhe të korrë përfitime të mëdha nga transformimi digjital, si rritja më e shpejtë ekonomike, rritja e vendeve pune dhe shërbime më të mira sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë