Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Turqia duket se do të ketë një kryertar parlamenti me orgjinë shqiptare.
Mustafa Sentop është përgjzgjedhur zyrtarisht nga Presidenti Erdogan si kandidati i partisë qeveritare Drejtësi dhe Zhvillim (AK), për postin e kryetarit të Kuvendit, pasi kryeparlamentari aktual Binali Yildirim dha doreheqjen për të garuar si kryebashkiak i Stambollit.
Sentop i cili aktualisht është deputeti i AK-së për Stambollin, ka lindur më 6 gusht të vitit 1968 në qytetin Tekirdag dhe është nga një familje me prejardhje shqiptare.
Sipas “Almakos” ia ka me shumë gjasa të përgjidhjet si kryetari i ri i parlamentit të Turqisë, edhe për shkak të ndikimit politik të presidentit Erdogan.
Ai pritet të garojë të dielën për kryeparlamentar në dy raundet e para, ku do t’i nevojiten 401 vota dhe pritet të kalojë më pas në raundin e tretë.
Sentop do të kandidojë përballë Engin Altay nga Partia CHP, ndërsa Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) ka njoftuar se do të mbështesë kandidatin e partisë qeveritare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje