Lajme

Kapet me pistoletë me vete, arrestohet 21-vjeçari nga Kurbini

Një 21-vjeçar nga Kurbini është arrestuar në Vorë, pasi u kap me armë pa leje.
Në rrugën “Aeroporti i Rinasit-Qafë Kashar”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll një mjet. 21-vjeçari ishte pasagjer në një makinë dhe gjatë kontrollit fizik iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë