Një bari është dëmtuar me lëndë plasëse në vendin e quajtur “Hani” Subash në Gjirokastër.
Shtetasi me iniciale V. LL., po ruante gjedhët kur u lëndua me lëndën plasëse.
Lënda shpërthyese ka dëmtuar në masë të madhe trupin e 27-vjeçarit, po kryesisht në fytyrë.
Mësohet se shtetasi V. Ll., ka vështruar një objekt të çuditshëm të mbështjellë me letër dhe është ulur për ta hapur kur menjëherë ka shpërthyer.
Ai është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
“Më datë 25.02.2019, në vendin e quajtur “Hani” (kullotë) Subash, shtetasi V. LL, duke ruajtur gjedhët , dyshohet të jetë dëmtuar me lëndë plasëse, i cili është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë”, njofton policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje