Lajme

Digjen 5 makina në Vlorë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Pesë makina janë djegur gjatë natës në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.
Dyshimet e para janë se zjarrvënia është e qëllimshme, pasi dy prej tyre i përkasin një zyrtari të Bashkisë së Vlorës dhe bashkëshortes së tij.
Ndërsa, automjetet e tjera besohet se kanë marrë flakë, pasi ishin të parkuara pranë makinës së Gent Sherifit, drejtor i Shërbimeve Publike në Bashkinë e Vlorës, dhe së shoqes.
Policia në vendngjarje ka gjetur edhe bidonë me benzinë, por ende nuk ka një version zyrtar nga ana e saj. Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Prej kohësh në Vlorë digjen automjete gjatë natës, por asnjë autor nuk është gjetur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë