Lajme

Ambasadori i BE-së, thirrje opozitës për një protestë të qetë

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca në një deklaratë për mediat ka bërë thirrje që protesta e sotme e opozitës të mos jetë e dhunshme, pasi kjo dëmton edhe reputacionin e Shqipërisë. Ai ritheksoi edhe një herë se djegia e mandateve ka krijuar një moment paqartësie, ndërkohë që vendi i opozitës duhet të jetë në Kuvend.
“Më lejoni të theksoj edhe një herë se protesta duhet të jetë e paqme dhe jo me dhunë, pasi kjo nuk është gjë e mirë për reputacionin e Shqipërisë.
Javën e shkuar e thashë se vendimi për të djegur mandatet mund të kishte krijuar një moment paqartësie në vend. Vendi i opozitës është parlamenti. Qeveria dhe opozita duhet të dialogojnë. Qeveria të vijojë punën për integrimin në BE”, u shpreh ambasadori i BE.
Po ashtu ai foli edhe për vizitën e eurodeputetëve.
“Nesër në Tiranë do të ketë një vizitë nga komisioni parlamentar i Politikës së Jashtme.
Komisioni parlamentar do të vijë për të parë ecurinë e procesit të Shqipërisë përpara vendimit të qershorit për negociatat, do të takohen me qeverinë dhe me udhëheqësit e opozitës dhe shoqërinë civile që është shumë e rëndësishme.
Kjo vizitë e PE nuk është rastësore, por nëpërmjet tyre do të theksohet edhe një herë se vendi i diskutimeve mes qeverisë dhe opozitës është Parlamenti. Do të ketë një konferencë për shtyp ditën e enjte paradite. Vizita është e rëndësishme kanë luajtur një rol të rëndësishëm në të shkuarën dhe do të dëgjohen të dyja palët dhe do të bëhet një vlerësim sigurisht me synimin për negociatat e qershorit 2019”, përfundoi ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë