Policia e Tiranës ka arrestuar Dashamir Xhepën, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e kunatës së tij, Lirie Xhepa, më 13 shkurt, pranë kodrave të liqenit të Sharrës.
Në pranga është vënë edhe një tjetër shtetas me inicialet M.S për “Përkrahje të autorit të krimit”.
Shërbimet e Policisë Tiranë, pas identifikimit të autorit të dyshuar të vrasjes së shtetases Lirie Xhepa janë vënë në ndjekje intensive të tij.
Në sajë të informacioneve të marra, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar vendndodhjen e autorit të dyshuar shtetasit Dashamir Xhepa dhe e kanë arrestuar atë në qytetin e Peshkopisë ku edhe strehohej.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Armëmbajtje pa leje”, në ngarkim të shtetasit Dashamir Xhepa dhe për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, në ngarkim të shtetasit M. S.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje