Ne rrjet

Italia e Salvinit kundër George Soros

Kryeministri “de facto” i Italise Matteo Salvini ka zyrtarizuar së fundmi betejën kundër George Soros duke ndërmarrë një fushatë të ashpër mediatike kundër miliarderit amerikan. Edhe pse askush nuk e priste, frymëzimi i tij duket se është Gjergj Kastriot Skëndërbeu, të cilin ministri i brendshëm italian e konsideron si simbolin e luftës kundër islamizmit.

Kreu i Lega Nord ka deklaruar gjatë një bashkëbisedimi se Italisë i duhet një strategji e menjëhershme për të luftuar ndikimin e përhapur nga miliarderi me orgjinë hungareze.

Salvini ka akuzuar Sorosin se ka hedhur 18 miliardë euro nëpër vende të ndryshme në Europë përfshirë edhe Italinë si dhe në SHBA, kundër të djathtës dhe konservatorëve.
“Ndërkohë është një zotëri që ka deklaruar publikisht se ka vënë në dispozicion të tij privat 18 miliard euro që është baraz me paketën fiskale të qeverisë. Shikoni dhe lexoni se çfarë është Fondacioni për Shoqërinë e Hapur i drejtuar nga Geroge Soros, ka filiale në të gjithë Europën. 900 milion euro investime në promovimin e demokracisë në botë, çdo vit. Në Itali financon dhjetëra OJQ”, deklaroi ai.

Sipas zëvëndëskryeministrit të vendit fqinj, të djathtët në mbarë botën duhet të marrin shembull nga Gjergj Kastriot Skëndërbeu i cili luftoi dhe mundi Perandorinë Osmane për më shumë se 25 vite, edhe pse ishte më e fortë dhe e mirë organizuar se ajo e heroit shqiptar.

Matteo Salvini

“Kur isha në Romë, fola për një nga heronjtë e popullit shqiptar, Gjergj Kastriotin e shekullit të 15-të, i cili i rezistoi rrethimit, madje edhe dhjetëra rrethimeve islamike. Po islamike! Sepse historia përsëritet. Në shekullin e 15-të, në të 18-tin, më 2017. Në atë kohë ata kuptuan që ishin në rrezik dhe u mbyllën në kështjellë e më pas dilnin e sulmonin”, u shpreh ai.

Sipas Salvinit, aty ku është besimi, fuqia, bashkimi, e vërteta, armiqtë mund të kenë edhe miliarda, por nuk do të fitojnë. “Shqiptarët rezistuan dhe mposhtën një ushtri që ishte shumë më e pasur, më e fortë dhe më e mirë organizuar. Por aty ku është besimi, fuqia, bashkimi, e vërteta, këta (armiqtë), mund të kenë edhe miliarda, por nuk do të fitojnë. Ti mposhtësh armiqtë me gjithë miliardat e tyre””, deklaroi ministri.

Në fakt, sinjalet e para të betejës që Salvinit kundër Sorosit, rdhën verën e kaluar, kur ministri u takua me kryeministrin hungarez Vitktor Orban dhe u angazhua për forcimin e të djathtës në mbarë Europën. Mes ministrit të brendshëm dhe Fondacionit për Shoqërinë e Hapur në Itali ka nisur tanimë një luftë e ndërsjelltë akuzash. Fonadacioni i filantropistit akuzoi disa muaj më parë Salvinin se partia e tij financohet nga Vladimir Putin. Në kundërpërgjigje, Salvini tha se Soros ishte një spekulator që 20 vjet më parë shkaktoi një nga fatkeqësitë më të mëdha të ekonomike italiane.

Edhe para formimit të qeverisë së Italisë, Matteo Salvini ka akuzuar vazhdimisht miliarderin se shumë deputetë apo ministra italianë ishin marioneta të fondacionit të tij. Në fakt përplasja mes tyre, ishte e pritshme pasi është shëmbëlltyrë e konfliktit më të madh aktual në botë, atij mes globalistëve dhe të djathtëve.

George Soros

Për shumë konservatorë, rrjeti i gjerë i OJQ-ve të Fondacionit për Shoqërinë e Hapur në mbarë botën, ka për qëllim të qartë të përhapë sa më shumë që të jetë e mundur modelin e shoqërisë sipas filozofisë së Karl Popper.

Soros, i njohur për marrëdhëniet e ngushta me familjen Rothschild, është një nga tridhjetë njerëzit më të pasur në botë. Ai ka dhuruar qindra miliona dollarë për OJQ-të që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe është e përfshirë shpesh në politikë duke financuar Partinë Demokratike amerikane dhe kandidatët e saj për president, si shumë miliarderë të tjerë amerikanë. Për teoricienët konspirativë, Soros është në qendër të krijimit të një Rendi të Ri Botëror dhe është akuzuar për shkatërrimin e Europës, nëpërmjet valëve të gjata të emigrantëve nga Bota e Tretë.

Në fjalimin e tij të parë si Ministër i Brendshëm, Matteo Salvini premtoi të deportonte qindra mijëra emigrantë të paligjshëm dhe të pengonte hyrjen e mijëra të tjerëve, duke shkaktuar kundërpërgjigjen e menjëhershme të Fondacionit për Shoqërinë e Hapur në Romë, i cili paralajmëronte në atë kohë për rreziqet që vijnë nga populistët.

Megjithatë, Italia nuk është shteti i parë evropian që refuzon ideologjinë për politikat e hapura të miliarderit.

Victor Orban

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e mbështeti fushatën e tij të suksesshme zgjedhore tek sulmet ndaj Sorosit, duke e akuzuar se planifikonte të “përmbytte” Hungarinë me emigrantë myslimanë. Polonia dhe Republika Çeke gjithashtu u kanë rezistuar ndjeshëm politikave të Sorosit. Aleancës “anti-Soros” i është bashkuar së fundmi edhe Steve Bannon, ish-këshilltar i lartë i Presidentit Donald Trump.

Krahu i djathtë i Presidentit amerikan ka zyrtarizuar planet për të krijuar një fondacion të gjerë në mbarë Europën me shpresën se do të ushqejë fuqizimin e partive të djathta në kontinent. Në një intervistë për mediat amerikane, Steve Bannon deklaroi se dëshironte të ofronte një alternativë të denjë ndaj Fondacionit të Shoqërisë së Hapur të manjatit amerikan George Soros, i cili i ka dhuruar më shumë 32 miliardë dollarë për përhapjen e kauzave liberale, që nga krijimi i tij në vitin 1984.

Gjatë 12 muajve të fundit, Bannon ka takuar politikanët e djathtë në të gjithë kontinentin përfshirë ish-liderin e Ukip, Nigel Farage, Marine Le Pen dhe kryeministrin Orbán. Banon deklaroi se detyra e parë e fondacionit të tij do të jetë krijimi një “supergrupi” të djathtë brenda Parlamentit Europian, pas zgjedhjeve të ardhshme në Europë në maj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë