Lajme

Trafik kokaine nga Holanda në Itali, mes të arrestuarve edhe 5 shqiptarë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në një dalje për mediat ka bërë me dije se është finalizuar me sukses një tjetër operacion i përbashkët ndërkombëtar i koduar “METROPOLIS”, ku në pranga janë vënë 33 persona, mes tyre edhe 5 shqiptarë.
“Njësia Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit dhe me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Berat e Shkodër, në bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve me Interforcën Italiane dhe Karabinierinë e Breshias Itali, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasve:
G. S., 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
S. D., 43 vjeç, lindur në Gërmenj dhe banues në Tiranë.
E. H., 39 vjeç, lindur dhe banues në Shijak/Durrës.
A. M., 32 vjeç, lindur dhe banues në Shijak/Durrës.
L. P. 35 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër”, u shpreh Veliu.
Në lidhje me aktivitetin kriminal në drejtim të importimit në sasi të mëdha të lëndëve narkotike të llojit kokainë, nga Holanda në drejtim të Italisë ka nisur që në muajin të vitit 2015.
Në përfundim të hetimeve, Gjykatësi për Hetimet Paraprake i Gjykatës së Breshias/Itali ka dhënë masat e arrestit ndaj 39 subjekteve.
Në këto masa përfshiheshin dhe shtetasit shqiptarë që ndodheshin në territorin e Republikës së Shqipërisë, të cilët u arrestuan me qëllim ekstradimi për në Itali.
Po ashtu, Policia e Shtetit bën me dije se është e angazhuar për të rritur forcën goditëse në territor ndaj çdo paligjshmërie, si dhe në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e tjetra ligjzbatuese dhe me partnerët ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar, krimit ekonomik e financiar, korrupsionit, trafiqeve të paligjshme dhe akteve terroriste që cenojnë sigurinë e jetës së qytetarëve apo sigurinë kombëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë