Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se beteja e nisur për largimin e qeverisë Rama nga pushteti është pa kthim. Lidhur me protestën e djeshme para Parlamentit, nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ai thotë se gjithçka do të përfundojë me shporrjen e kësaj qeverie, ndërsa shton se udhëtimi drejt Europës kalon përmes sakrificash, por është shpëtimi i vetëm.
“Beteja që kemi nisur për një Shqipëri si gjithë Europa është pa kthim! Kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e kësaj qeverie të krimit dhe me triumfin e shqiptarëve! Udhëtimi ynë drejt Europës është i dhimbshëm dhe kalon përmes sakrificash, por ky udhëtim është shpëtimi ynë, është çlirimi nga e keqja që i ka zënë frymën shoqërisë, është rruga e sigurt drejt mirëqenies për njerëzit! Shqipëria Si Europa”, shkruan Basha në “Facebook”.
Pasditen e djeshme opozita zhvilloi protestën surprizë para parlamentit, ku brenda disa orësh mbështetës të Partisë Demokratike u mblodhën në protestë. Gjatë protestës u shënuan edhe disa incidente. Opozita ka paralajmëruar se protestat do të vijojnë sa herë të ketë seanca plenare deri në largimin e kryeministrit Rama nga pushteti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje