Operacioni policor “Segmenti” ka vënë në pranga 4 persona në Shkodër.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: N. M. 45 vjeç, banues në fshatin Baks, Shkodër, D. D. 41 vjeç, banues në fshatin Mnelë, Shkodër, J. N. 34 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe Shkodër dhe A. T. 24 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Shkodër .
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi në aksin rrugor “Lezhë- Shkodër”, gjatë veprimeve hetimore në automjetin tip “Audi ” i parkuar në afërsi të një karburanti, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike marijuanë, e cila rezultoi me peshë 100 (njëqind) kilogram e 67 gram.
Në vijim të hetimeve në banesën e vjetër të shtetasit D. D. është gjetur edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike me peshë 222 gram lëndë e dyshuar Cannabis Sativa.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:100 kilogram e 289 gram lëndë e dyshuar narkotike marijuanë, 2 automjete dhe katër telefona celularë.
Policia bën me dije se vijon operacioni për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe destinacionin përfundimtar të kësaj linje trafiku të drogës.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje