Lajme

Lezhë, qëllohet me armë makina ku po udhëtonin punonjësit e bashkisë

Një automjet që lëvizte në aksin Lezhë-Tiranë dhe brenda tij ndodheshin dy punonjës të bashkisë Lezhë është qëlluar më armë zjarri mëngjesin e sotëm.
Makina drejtohej nga Mirel Ndoka, i cili është punonjës i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor, ndërsa bashkë me të ishte edhe Edmond Mhilli.
Ngjarja është shënuar rreth orës 09:50 në dalje të Lezhës pranë fshatit Tresh. Nga plumbat nuk raportohet për të lënduar. Agresorët kanë qenë në një tjetër mjet në lëvizje dhe janë larguar me shpejtësi.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë