Lajme

Importi për makinat e përdorura, Balluku: Shtyhet 10 muaj afati

Nëpërmjet ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Qeveria thotë se pas kërkesave të ardhura nga qytetarët përmes platformës së bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al, janë bërë disa ndryshime në masat kundër ndotjes së ajrit. Balluku tha se vendimi i ndalimit për makinat që i përkasin prodhimit para vitit 2009, nga data 16 shkurt është shtyrë deri më 31 dhjetor të vitit 2019, pra është shtyrë afati me 10 muaj.
“Kërkesat për këto ndryshime kanë ardhur fillimisht nga qytetarët përmes platformës së bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al. Ekspertët kanë vlerësuar të gjitha grupet e interesit. Duke bërë të mundur gjetjen e zgjidhjes maksimale. Në ndryshimet e miratuara sot në mbledhjen e VKM konsiston në shtyrjen e vendimit në fuqi nga data 16 shkurt, afati shkon në 31 dhjetor 2019. Me ndryshimin e bërë sot parashikohet që do të lejohet zhdoganimi i të gjitha mjeteve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë deri në datë 31 dhjetor 2019”, tha ndër të tjera ministrja Balluku.
Gjithashtu, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vlerëson punën konsistente dhe serioze që ka bërë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit si dhe bashkëpunimin shumë të mirë në trajtimin e të gjithë problematikave që kërkojë bashkërendim institucional.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë