Ne rrjet

Nuk ka marrëveshje mes Donald Trump Kim Jong Un

Samiti i shumë përfolur mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un përfundoi pa asnjë marrëveshje pasi SHBA refuzoi kërkesat e vendit komunist për heqjen e sanksioneve.

“Pengesa më e madhe ishin sanksionet”, tha Presidenti Trump në një konferencë shtypi duke njoftuar mbylljen e parakohshme të samitit. “Koreano-veriorët donin që sanksionet të hiqeshin plotësisht, por ne nuk mund ta biem dakort për këtë”, shtoi ai.

Deklarata e kreut të Shtëpisë së Bardhë ishte e papritur për shumë nga ekspertet e politkës së jashmte, pasi të dyja palët pritej të njoftonin denuklarizimin e gadishullit korean.

Presidenti Donald Trump dhe Kim Jong Un

“Ndonjëherë duhet të ecësh përpara dhe kjo ishte një nga ato raste” tha Trump, duke theksuar nuk kishte plane për një samit të tretë.

Agjenda zyrtare e Shtëpisë së Bardhë për samitin dy-ditor njoftonte mbajtjen e një ceremonie për nënshkrimin e një marrëveshjeje të Përbashkët si dhe një drekë pune mes dy liderëve, por planet u ndërprenë papritmas.

Sipas Trump, kreu i Koresë së Veriut ishte shprehur i gatshëm për shembjen e objektit të zhvillimit dhe testimit të programeve bërthamore të vendit të tij, por kërkoi që të gjitha sanksionet mbi Korenë e Veriut të anuloheshin, një lëshim që SHBA nuk ishte e gati ta bënte.

Presidenti Donald Trump dhe Kim Jong Un

Pasiguria që la pas ky samit u konsiderua nga shumë kritikë në Uashington si dështimi i radhës i presidentit Donald Trump. SHBA ka theksuar vazhdimisht se pret që Koreja e Veriut duhet të heqë dorë në mënyrë të njëanshme nga të gjitha armët e saj bërthamore para se të mund të ketë lehtësim të sanksioneve, por kjo “kafshatë” duket se nuk është e lehtë për t’u kapërdirë nga koreanët.

I pyetur në një konferencën për shtyp të enjten se çfarë nënkuptonte me denuklarizim, Trump tha: “Për mua është shumë e qartë, ata duhet të heqim dorë nga të gjitha armët bërthamore”.

Presidenti theksoi se delegacioni amerikan “kishte disa opsione, por se vendosi mos të zbatonte asnjërën prej tyre”. Ai shtoi se ai ishte “optimist” dhe tha se bisedimet i kishin vënë të dyja vendet në pozitë të mirë për negociuar.

Dështimi do të shihet si një minus i madh për Trump, i cili gjithashtu po përballet me kritika të mëdha në shtëpi, pas akuzave të rënda të ish-avokatit të tj, Michael Cohen tek dëshmonte para Kongresit të mërkurën.

Presidenti Donald Trump dhe Kim Jong Un

Pavarësisht nga mungesa e një marrëveshjeje në Hanoi, takimi i dytë i Trump-Jong Un përfaqësoi një ndryshim të rëndësishëm dhe të vazhdueshëm në marrëdhëniet mes dy kombeve. Në fund të vitit 2017, Uashingtoni dhe Pheniani kërcënonin vazhdimisht njëri-tjetrin.

Duke folur pas bisedimeve në Hanoi, zoti Trump tha se Kim Jong Un ishte një “djalë me mjaft karakter” dhe e përshkroi marrëdhënien e tyre si “shumë të fortë”.

Para samitit, u fol për një deklaratë të mundshme politike për t’i dhënë fund Luftës së Koresë së viteve 1950-1953, e cila përfundoi me një armëpushim e jo me një traktat të plotë paqeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë