Politike

Kryemadhi i përgjigjet Fleckenstein: Asnjë hap pas!

Pas deklaratave të Knut Fleckenstein në konferencën për mediat se është zhgënjyer nga kryetarja e LSI, pasi gjatë takimit ajo ka thënë vetëm një fjali se Shqipëria ka nevojë për ndryshim pushteti dhe e ka marrë vendimin, ka reaguar kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi.

Ajo shprehet se Shqipëria është e shqiptarëve dhe nuk ka kthim pas, duke nënkuptuar se edhe nëse europianët nuk e kuptojnë, nuk është problemi i saj.
“Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. Ky është misioni ynë, asnjë hap pas”, shkruan Kryemadhi në “Facebook”.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/photos/a.1209690485810358/2008657545913644/?type=3&theater


“U çudita, por edhe u zhgënjeva shumë nga kryetarja e LSI-së për arsye se ajo tha një fjali në fund të takimit, duke thënë që e ata e kanë marrë vendimin që në Shqipëri ka nevojë për ndryshim pushteti, për shoqërinë, për vendin dhe se nëse europianët nuk e kuptojnë, nuk është problemi i saj. Duhet ta kuptojnë se në cilën anë ndodhemi ne”, u shpreh më herët raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein.

Vasili: Eurodeputetët kanë vështrim të turbullt
Po ashtu, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili doli në një deklaratë për të thënë se vështrimi i eurodeputetëve është i turbullt. Sipas tij, eurodeputetët nuk shohin gjendjen në të cilën ndodhet vendi, ku sipas tij dosja “339” qëndron e bllokuar, krimi i organizuar ka blerë votat dhe “Unaza e Re” është një skandal ndërkombëtar.
“Ka një dosje 339, e cila prej dy vjetësh mbahet e bllokuar. Publikimin e mbajtjes së bllokuar e ka bërë publike Zëri i Amerikës, e ka bërë ‘Rai2’ në Itali dhe mjaft media të tjera botërore, që nuk kanë folur shqip, por kanë folur në anglisht edhe në gjermanisht. Çudi e madhe që këta zotërinj nuk i kanë dëgjuar.
Vangjush Dakon e njeh gjithë Shqipëria, Niçen e njeh gjithë Shqipëria, çuditërisht Niçja na duket sikur është pro europian, të cilin e shoh të ketë harresë të plotë nga Fleckenstein.
Së dyti, krimi elektoral nga përgjimi i antimafias italiane 20 mln euro janë përdorur vetëm për të blerë votën në Tiranë. Këto nuk janë fakte të opozitës, janë fakte të institucioneve të ngarkuar me ligj për të hetuar. Janë dosjet, të cilët shteti i kapur i Edi Ramës, i bekuar nga ca europianë, jo europianistë rrinë aty dhe nuk flasin.
“Unaza e Re” është një skandal që ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Korrupsioni kaloi edhe oqeanin, u falsifikua edhe firma e sekretarit të shtetit të Delaware, e di gjithë bota. Nuk e shikojnë eurodeputetët, kanë një vështrim të turbullt. Megjithatë, ne do vazhdojmë t’ua qartësojmë vështrimin”, tha ndër tjera kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë