Lajme

Spiropali: Eurodeputetët rrënuan pretendimet e opozitës

“Delegacioni i PE foli troç fare, duke rrënuar pikë për pikë çdo pretendim absurd për qeveri tranzitore e zgjedhje ilegjitime”. Kështu është shprehur sot në një deklaratë për mediat ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Ajo tha se opozita po e bën copë Shqipërinë në sytë e botës, por se shqiptarët nuk e meritojnë.
“Njerëz të dëshpëruar që bëjnë gjëra të dëshpëruara. Sipas tyre Shqipëria qenka shtëpia e shqiptarëve dhe eurodeputetët qenkan turistë me vështrim të turbulluar. Ata po e bëjnë copë Shqipërinë në sytë e botës në skenat e turpshme të goditjes me kokë të mureve të institucioneve. Gjynah! Shqipëria e shqiptarët nuk e meritojnë. Për hir të karrierës së Lulzim Bashës dhe frikës që ka nga drejtësia.
Sillet si ndonjë organizatë e PPSH në ndonjë fshat i humbur. Është momenti për të qenë bashkë dhe jo rasti për të bërë kamikazin që të hidhet në erë procesi i negociatave. Opozitën nuk e zgjedhim ne, jemi këtu për dorën e shtrirë”, deklaroi ministrja Spiropali.
Në emër të qeverisë, Spiropali tha se ne e vlerësojmë shumë mbështetjen që PE vazhdon t’i japë vendit tonë, që Shqipërinë e duan në shtëpinë e BE, jo në oborrin e Lulzim Bashës.
“Eurodeputetët kanë kuptuar mirë çdo aspekt të progresit të vendit. E dinë se kemi shumë për të bërë. Delegacioni i tyre foli troç fare, duke rrënuar pikë për pikë çdo pretendim absurd për qeveri tranzitore e zgjedhje ilegjitime. Nocioni i qeverisë është tranzitore i pajustifikueshëm. Shqipëria ka bërë shumë rrugë drejt normalitetit dhe progresit dhe e ardhmja e saj nuk mund të merret peng. U bëj thirrje kolegëve deputetë të reflektojnë”, theksoi Spiropali.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë