Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka komentuar nga Shkodra deklaratat e delegacionit të PE-së se kriza politike mund të dëmtojë hapjen e negociatave dhe se djegia e mandatave nuk është rruga për zgjidhjen e problemeve.
Kryedemokrati tha se nuk komenton deklaratat e miqve të huaj, por ka shtuar që të mos i kërkojnë atë që ata nuk do ta bënin për popullin e tyre. Sipas tij, rrugën drejt Europës e pengon krimi dhe korrupsioni.
“Nuk komentoj kurrë deklaratat e miqve të huaj. Kemi 3 dekada që udhëtojmë drejt Europës. Ky është një rrugëtim i dhimbshëm, por është rruga e vetëm që do ta çojë Shqipërinë në Europë dhe drejt mirëqenies. Në këtë rrugëtim është radha jonë të bëjmë këtë sakrificë sepse ne luftojmë për vlerat e Europës. Rrugën drejt Europës e pengon krimi dhe korrupsioni. Nuk shkohet me gënjeshtra, por me vlera. Pengesa kryesore për integrimin në BE është Shqipëria si Kolumbia”, tha ndër të tjera Basha.
“Detyra jonë është që me durim të shpalosim këto fakte. Kështu nuk shkohet në BE, por me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Hapat e mëtejshme janë me qytetarët dhe për qytetarët. Ne ju bindëm urdhrit të sovranit. Do të gërshetojmë protestat dhe mosbindjen civile, dhe të gjitha aktet e tjera të revoltës dhe zemërimit qytetar kundër bandës që ka kap shtetin”, u shpreh kryedemokrati.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje