Politike

Zaev dhe Ahmeti zgjedhin Pendarovskin si kandidat për president

Tanimë është zyrtare, Stevo Pendarovski, Koordinatori i Maqedonië së Veriut për NATO-n, është kandidati i përzgjedhur nga kryeministri Zoran Zaev dhe partner i tij qeveritar, Ali Ahmeti.

Kreu i LSDM dhe kryetari i BDI-së kanë zhvilluar një mbledhje sapo ky i fundit ka mbërritur në Shkup, pas pjesëmarrjes në samitin e diasporës në Tiranë.

Stevo Pendarovski është nominuar nga Zaevi dhe ka marrë më pas mbështetjen e partnerëve të tjerë të koalicionit. Në takimin ishin dy emra, ai i Pendarovskit dhe ai i Oliver Spasovskit.

Kordinarori i NATO-s duket se kishte përparësi edhe për shkak të punës së pareshtur për anëtërësimin e Maqedonisë së Veriut në aleancën veri-atlantike.

Vendimi për zgjedhje e tij erdhi pas kryeministri maqedonas dhe Ali Ahmeti arritën të mërkurën një marrëveshje për kandidatin e përbashkët presidencial, i u mbështetet nga Alternativa dhe PDSH-ja.

Aleanca për Shqiptarët dhe BESA njoftuan se do të mbështesin profesorin Blerim Reka, i cili shpalli të enjten kandidaturën e pavarur. Si Reka ashtu edhe Stevo Pendarovski do të kandidojnë përballë Gordana Siljanovska-Davkova, kandidatja e VMRO-DPMNE-së opozitare.

Raundi i parë per zgjedhjet e gjashta presidenciale u caktua për më 21 prill, ndërsa i dyti do të mbahet më 5 maj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë