Lajme

Akuzat nga opozita, Rama: 17 çështje gjyqësore me Fabrikën e Shpifjeve në proces

Kryeministri Edi Rama është shprehur se janë 17 çështje gjyqësore janë në proces për akuzën e shpifjes, ndërsa për 10 prej tyre pritet vetëm data e seancës.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, kryeministri shprehet se më në fund do dalin para gjykatës ata që kanë akuzuar dhe do shihet nëse do nxjerrin prova, apo do nxjerrin lekët e dëmshpërblimit, të cilat do përdoren për të blerë libra shkolle për fëmijët.
“17 çështje gjyqësore me Fabrikën e Shpifjeve tanimë në proces. Për 10 prej tyre pritet vetëm përcaktimi i datës së gjyqit. Të shohim a do nxjerrin prova a do nxjerrin lekë për të blerë libra për shkollat. 44 çështje të tjera janë rrugës për të hyrë në proces e shkuar”, shkruan kreu i qeverisë në “Twitter”.

https://twitter.com/ediramaal/status/1101780720488513536

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë