Sport

100 magjitë e Roxher Federer, 10 herë ka mundur Nadalin në finale

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm i tenistit zviceran, Roxher Federer, i cili e ka fituar trofeun e parë 18 vite më parë, në Milano. Ka mundur 50 rivalë në 100 nga finalet e karrierës së tij, 10 herë ka mposhtur spanjollin Rafael Nadal dhe 4 herë Ljubiçiç, i cili është trajneri i tij aktual.

Xhimi Konors nuk është më vetëm. Tashmë, në klubin e rezervuar për fituesit e turneve që kanë arritur numrin me tre shifra, i bën shoqëri edhe Roxher Federer. Ai ka mundur të shtunën grekun Stefanos Tsitsipas me dy sete nga 6-4 dhe ka regjistruar fitoren e 8-të në Dubai, por mbi të gjitha trofeun e 100-të në një karrierë që duket se nuk perëndon kurrë. Federer nuk ka humbur asnjë set në 4 finalet e fundit, konkretisht në ato me Dimitrov në Roterdam, Raoniç në Shtutgard, Kopil në Bazel dhe Tsitsipas në Dubai.

Roxher Federer dhe Stefanos Tsitsipas pas finales së Dubait

Tani, 37 vjet e 8 muaj, është identik, pse jo dhe superior ndaj atij që më 4 shkurt 2001 – 18 vite më parë – fitoi trofeun e parë, pasi mundi në finale francezin Zhylien Buter (6-4, 6-7, 6-4). Xhimi Konors, i vetmi që kishte arritur më parë numrin treshifror të trofeve, u shpreh i lumtur me anë një të një postimi në Tuiter, që nuk është më i vetëm në këtë kategori të kufizuar. Por ai është para të gjithëve, me 109 turne të fituar: të parin në Xheksonvil, më 16 janar 1972, kur mundi Klark Grebner, të 100-tin në “US Open” më 11 shtator 1983, kur mundi Ivan Lendl, dhe të fundit më 22 tetor 1989, në Tel Aviv, kundër Gilad Blum.


logo hippo

Ja disa shifra domethënëse në rrugëtimin e gjatë të magjikut Roxher Federer drejt trofeut numër 100:
10 – Fitorja e 10-të daton më 12 tetor 2003, në Vjenë, ku Federer mundi Karlos Mojën.
20 – Fitorja e 20-të daton më 12 shtator 2004, ndaj Hjuit në finalen e “US Open”, ku ai ka zhvilluar një nga ndeshjet më të mira në karrierën e tij.
30 – Fitorja e 30-të daton më 3 korrik 2005, në finalen e Uimbëlldonit, kundër Endi Rodik, të cilin e mundi 6-2, 7-6 dhe 6-4.
40 – Fitorja e 40-të daton më 13 gusht 2006, në “Canada Open”, ku mundi francezin Riçard Gasket 2-6, 6-3, 6-2.
50 – Fitorja e 50-të daton sërish në kontinentin amerikan, më 19 gusht 2007, në Sinsinati, ku mundi Xhejm Blek.
60 – Fitorja e 6-të daton më 5 korrik 2009, në finalen e Uimbëlldonit, kundër Endi Rodik.
70 – Fitorja e 70-të daton më 27 nëntor 2011, në “Masters”, ku mundi Xho-Uilfrid Tsonga.
80 – Fitorja e 8-të daton më 17 gusht 2014, në Sinsinati, ku mundi David Ferrer.
90 – Fitorja e 90-të është regjistruar në “Indian Uells”, më 19 mars 2017, kundër Stanislas Vavrinka.
100 – Fitorja e 100-të, më 2 mars 2019, në Dubai, ndaj Stefanos Tsitsipas.

Federer pozon me trofeun e fituar në Dubai, i 100-ti në karrierë

50 – Janë 50 kundërshtarët e mundur nga Federer në finale, ku 10 herë ka mundur Nadal, 7 herë Rodik, 6 herë Gjokoviç, 5 herë Mërrei, 4 herë Ljubiçiç, 3 herë Berdish, Blek, Gonzalez, Hjuit, Safin, 2 herë Agasi, Çiliç, Davidenko, Del Potro, Ferrer, Fish, Gasket, Henman, Nieminen, Novak, Raoniç, Tsonga, Juzhni dhe 1 herë Andrejev, Bagdatis, Bjorkman, Buter, Çela, Kopil, Koria, Kuevas, Dimitrov, Fall, Gofin, Isner, Kiefer, Kohlshreiber, Lopez, Majer, Monfils, Moja, Nallbandian, Nishikori, Filipusis, Sepi, Simon, Soderling, Tsitsipas, Vavrinka dhe Zverev.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë