Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për të akuzuarit e vrasjes së Marvi Mihalit. Prokuroria ka kërkuar 24 vite burg për Dejvi Bitrajn, 20 vite burg për Marsel Allën, 25 vite burg për Kridens Allën, 18 vite burg për Eugen Bitrajn.
Të rinjtë akuzohen për vrasje në bashkëpunim të 20-vjeçarit Marvi Mihali, ngjarje e ndodhur në mbrëmjen e 31 korrikut 2017 pranë stadiumit “Dinamo”.
Miku i Marvi Mihalit, Armend Haxhiu, i kishte shitur një telefon Devi Bitrajt, por nuk i kishte dhënë karikuesin. Pas debateve mes Haxhiut dhe Bitrajve është vendosur që të takohen për t’u sqaruar te stadiumi “Dinamo”. Haxhiu ka kërkuar që aty të shkonte edhe miku i tij, Marvi Mihali dhe pas shumë telefonatash ka arritur ta bindë këtë të fundit.
Sapo ka mbërritur Mihali, Haxhiu ka goditur me grusht një prej të dyshuarve, ndërsa Marvi ka ndërhyrë për t’i ndarë dhe aty është goditur me thikë nga Devi Bitraj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje