Lajme

Në kërkim për plagosje, arrestohet 39-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 39-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar për plagosje.
Uniformat blu kanë arrestuar shtetasin me iniciale A. M, banues në Elbasan.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë