Futboll

Mesi kthehet tek Argjentina, ndaj Marokut do të jetë i paprekshëm

Lionel Mesi ka bërë një hap prapa dhe është kthyer në kombëtaren e Argjentinas, së cilës i kishte dhënë lamtumirën pas Botërorit të Rusisë, ku skuadra zhgënjeu totalisht. Ylli i Barcelonës i ka thënë “Po” trajnerit Lionel Skaloni dhe emri i tij figuron në listën që ky i fundit ka shpallur për dy ndeshjet miqësoret me Venezuelën dhe Marokun, më 23 dhe 26 mars.

E përditshmja argjentinase “La Nacio’n” thekson faktin se kurrë më parë Mesi nuk kishte munguar në kombëtare kaq gjatë. Ndeshja e tij e fundit është ajo e 30 qershorit 2018, kur Argjentina u eliminua në Botërorin e Rusisë nga Franca. Kur sulmuesi të zbresë në fushën e stadiumit “Wanda Metropolitano”, me shiritin e kapitenit në krah, do të kenë kaluar 261 ditë mungesë në kombëtare. Mesi nuk ishte grumbulluar në 6 miqësoret e fundit. “Mesi është grumbulluar, por nuk e di ende, nëse do të luajë një apo dy ndeshje”, – ka thënë trajneri i Argjentinës, Skaloni.

Lionel Mesi me fanellën e Argjentinës

Shtypi spanjoll dhe ai argjentinas kanë zbuluar ditët e fundit një marrëveshje të fshehtë sa i takon Mesit dhe aktivizimit të tij në miqësoren me Marokun. Kapiteni i Argjentinës do të aktivizohet 60 minuta në këtë ndeshje dhe ndaj tij nuk lejohen ndërhyrjet e ashpra nga lojtarët kundërshtarë. Mbrojtësit e Marokut do të jenë shumë të rezervuar ndaj yllit të Barcelonës, që do të jetë “imun” në fushë për aq minuta sa do të luajë.

Në listën e Argjentinës bëjnë pjesë Paulo Dibala dhe Lautaro Martinez, ndërkohë që mungon Mauro Ikardi për shkak të situatës që ka kaluar së fundi tek Interi, ku nuk luan prej disa javësh. Në listë mungon emri i sulmuesit të Mançester Sitit, Serxho Aguerro.

Lista e Argjentinës

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë