Futboll

Ndryshime në Champions, skemë e përcaktuar pas fazës çerekfinale

Champions League i këtij edicioni ndryshon nga vitet e mëparshme. Rruga për në Madrid do të skicohet më 15 mars në Nion, kur katër skuadrat që do të jenë kualifikuar, do ta kenë të qartë se kundër kujt do të luajnë në gjysmëfinale. Do të kenë gjithashtu një ide se me cilën skuadër mund të kryqëzohen në ndeshjen pasardhëse.

Champions League është kompeticioni më i rëndësishëm në nivel klubesh dhe rrjedhimisht edhe më tërheqësi. Kupa me veshë të mëdhenj është trofeu që i intereson çdo klubi të madh, pa dyshim edhe tifozëve të tij. Pjesa më interesante janë natyrisht ndeshjet, por edhe shorti është një moment me shumë rëndësi. Ditën e shortit të gjithë janë të fokusuar te goglat dhe presin me ankth çfarë fati u rezervojnë ato, me cilin kundërshtar do të ndeshen. Dhe kur lufta bëhet më e fortë dhe ndeshjet janë me eliminim direkt, çiftet që përcaktohen janë thelbësore në garë. Por këtë herë diçka ndryshon: shorti i çerekfinaleve do të vendosë gjithçka për pjesën e mbetur të këtij edicioni.

Trofei i Champions League

Kjo do të thotë se rruga për në finalen e Madridit do të jetë e përcaktuar që prej 15 marsit, kur në Nion, tetë skuadrat e kualifikuara për në çerekfinale do të mësojnë edhe kundërshtarin në gjysmëfinale. Skema do të jetë e qartë që në këtë datë, kur do të përcaktohet se cilat çifte do të përplasen në gjysmëfinale dhe më pas në finale. Si çdo edicion tjetër, shorti do të jetë më koka vazosh dhe me skuadra të të njëjtit shtet, që mund të ndeshen mes tyre në këtë fazë të kompeticionit. Një skemë si ajo e turneve të tenisit, pa pasur nevojën e një shorti tjetër për gjysmëfinalet.

Interi fitoi Championsin me një skemë të tillë

Hera e fundit që Championsi ka funksionuar me këtë skemë i takon sezonit 2010/2011, kur Barcelona fitoi trofeun kundër Mançester Junajtid në Londër. Ky vendim sjell kujtime të bukura për interistët, sjell kujtime e sezonit të tripletës së famshme. Zikaltërit fituan Championsin me një skemë të tillë, ku pasi eliminuan Çelsin dhe në çerekfinale luajtën me CSKA-në, e dinin se do të ndesheshin me fituesin e çiftit Arsenal-Barcelona në gjysmëfinale. U përballën me katalanasit, duke i eliminuar ata, për të fituar më pas në finalen ndaj Bajernit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë