Lajme

Athinë, emigrantët shqiptarë protestojnë para ambasadës

Qytetarë të shumtë shqiptarë, të cilët janë emigrantë prej vitesh në Greqi, po protestojnë sot përpara ambasadës shqiptare në Athinë.
Nën thirrjet “Rama ik”, qytetarët shprehen të vendosur për ta vazhduar protestën e tyre edhe në ditët në vazhdim.
“Duhet të bjerë ky sistem, drejtësia është marrë peng. Rama e ka dhënë të gjithë Shqipërinë me koncesion”, u shpreh një prej qytetarëve.
Emigrantët kanë ngritur edhe problemet e kostove të pasaportave apo marrëveshjes për njohjen e patentave mes dy vendeve.
“Keni 6 vite kryeministër zoti Rama si nuk keni ardhur njëherë që të na takoni, çfarë keni bërë në drejtim të marrëveshjes së rreme të patentave? Çfarë marrëveshje po bëni fshehurazi me qeverinë greke, pa na pyetur aspak ne 700 mijë emigrantët që jetojmë dhe punojmë në këtë vend?
Kostoja e pasaportave për emigrantët shqiptarë është trefishi i asaj që i duhet një qytetari europian. Përpara pak ditësh u vodhën pasaportat shqiptare, për t’i shitur në vende të tjera”, shprehet një tjetër emigrant.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë