Lajme

Lihet në burg ish-boksieri, pjesëtar i grupit “Bajri”

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg ish-boksierin e Vllaznisë, Nelson Hysa, i cili u vu në pranga dy ditë më parë si pjesë e grupit “Bajri”.
Hysa u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda si pjesë e grupit kriminal Bajri.
35-vjeçari i shpëtoi policisë 6 muaj më parë kur u arrestua Safet Bajri dhe pjesa tjetër e grupit.
Ai u kap dy ditë më parë në një banesë të marrë me qira në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Operacioni Oaz – Në shtator të vitit 2018 Krimet e Rënda urdhëruan arrestimin e 11 anëtarëve të grupit Bajri, pasi ndaj tyre ishin ngritur akuza për 2 vrasje të dokumentuara që prej vitit 2001, prodhim dhe armëmbajtje pa leje, organizimi i lotarive sportive të palejuara, pastrim parash, gjobëvënie, prodhim dhe shitje narkotikësh.
Mes të arrestuarve në Shqipëri ishte edhe Safet Bajri një nga organizatorët e grupit ndërsa Enver Bajri, i dyshuar si drejtues i grupit kriminal ra në pranga më 27 tetor në një aksion të Interpolit në Spanjë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë