Lajme

Rikthehet bora në veri dhe juglindje të vendit

Pas ditëve pranverore dhe temperaturave të larta, në vend janë kthyer sërish reshjet e dëborës.
Gjatë natës ka pasur reshje bore në veri dhe juglindje të vendit.
Në qarkun e Korçës reshjet janë regjistruar në zonat malore, por edhe në qytet.
Aktualisht nuk ka probleme me qarkullimin në akset nacionale. Ndërsa mësohet se në zonën turistike të Dardhës trashësia e dëborës është mbi 10 cm.
Në Rajonin Verior pavarësisht reshjeve të dendura të borës në akset kryesore nuk ka probleme me qarkullimin. Ndërsa me zinxhir kalohet vetëm në aksin Ura Çerenecit-Steblevë, në 10 km e fundit.
Në Rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.
ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir në akset problematike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë