Një 50-vjeçar nga Vlora ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy fëmijëve të tij në gjendje të dehur.
Sipas njoftimit të policisë, 50-vjeçari nën e efektin e pijeve alkoolike, ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij dhe ka plagosur lehtë në dorë me thikë vajzën e mitur.
Policia e Vlorës njofton se ndërhyrja në kohë e efektivëve bëri të mundur që ngjarja të mos përshkallëzohet, duke parandaluar një krim në familje.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje