Plot katër gola janë shënuar në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, ku Teuta vendëse dhe Kukësi luajtën ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Secila skuadër ka shënuar nga dy herë dhe ndeshja është mbyllur në barazim, 2-2, që do të thotë se kualifikimi vendoset në kthim, por Kukësi ka avantazhin që ka shënuar dy gola në fushë kundërshtare.
U duk se ky 90-minutësh do të mbyllej me fitoren 0-2 të Kukësit, që kishte shënuar me Rexhinaldon në fundin e pjesës së parë dhe me Shkurtajn në të dytën, por durrsakët barazuan për dy minuta në fundin e ndeshjes. Bushiç dhe Hakaj vendosën baraspeshën, duke mbajtur gjallë shpresat e Teutës për kualifikim, por duhet pranuar se shnaset janë të pakta. Kukësit i iku fitorja nga duart në këtë ndeshje, që mund ta kishte administruar më mire, pasi shkoi siç vetë kuksianët do të kishin dashur.

Ndeshja ka pasur ritëm, çka e tregojnë edhe katër golat e shënuar. Trajneri Bledi Shkëmbi hodhi në fushë një formacion sulmues, me shumë lojtarë në repartin ofensiv, ndërsa kolegu i tij, Armando Cungu, preferoi ta niste vetëm me Rexhinaldon përpara. Tani Teuta dhe Kukësi, skuadra që qëndrojnë në vendet e kreut në klasifikimin, do ta kalojë vëmendjen te sfidat e kampionatit. Kukësi luan në Korçë me Skënderbeun në fundjavë, kurse Teuta me Partizanin.
Të mërkurën luhet edhe ndeshja e fundit çerekfinale e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Laçit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje