Lajme

Plagos pronarin e një furre buke, kapet 26-vjeçari në Kavajë

Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kavajës në ambientet e një furre buke.
26-vjeçari me inicialet S. T. ka plagosur me armë gjahu pronarin e furrës, shtetasin Esat Kotorri, 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie. Pas krimit autori është arrestuar menjëherë nga policia e Kavajës me akuzën për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal. Materialet hetimore në ngarkim të kësaj ngjarjeje i kaluan prokurorisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë