Sot mbushen 11 vjet nga tragjedia e Gërdecit, në të cilën humbën jetën 26 persona dhe 300 të tjerë u plagosën. Kryeqyteti dhe zonat përreth u tronditën nga shpërthimi në Gërdec, aty ku ishte dhe fabrika e demontimit të armëve. Shpërthimi që ndodhi rreth orës 12:05 të mesditës, në punishten e demontimit të armëve dëmtoi dhe qindra shtëpi të zonës përreth.
Ngjarja pushtoi të gjithë televizionet e vendit, por edhw ekranet e shumë kanaleve të huaja (si Euro News, CNN e të tjerë).
Më 12 mars 2012 Gjykata e Shkallës së Parë dha vendimin për 29 të akuzuarit e çështjes së “Gërdecit”, duke dënuar me 18 vjet burg ish-kreun e kompanisë MEICO-s, Ylli Pinari dhe ish-drejtorin e Fabrikës, Dritan Minxolli dhe me 10 vjet burg ish- administratorin shqiptar të “Albademil” sh.p.k, Mihal Delijorgjin.
Shqyrtimi i dosjes “Gërdeci” në Gjykatën e Apelit nisi më 31 tetor të vitit 2012. Në konkluzionet përfundimtare, Prokuroria kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës. Sipas prokurorëve të Apelit, të akuzuarit Ylli Pinari, Dritan Minxolli, Mihal Delijorgji, Sokol Ngjeçi dhe shoqëria “Albademil” sh.p.k. kanë konsumuar veprën penale të “vrasjes në rrethana cilësuese”.
Ndërkaq Apeli ka vendosur po ashtu edhe sekuestrimin e pasurive të Delijorgjit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje