Futboll

“Bomba” nga Anglia: Mançester Siti pa merkato për dy sesione!

“Sun” në Angli ka lëshuar “bombën”: Mançester Sitit do t’i hiqet e drejta për të bërë merkato në dy sesionet e ardhshme të saj, në merkaton e verës së ardhshme dhe në merkaton e dimrit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Pep Guardiola duhet ta vuajë këtë ndëshkim, pasi nuk ka respektuar vitet e fundit rregullat për transferimin e futbollistëve minorenë.

Lajmi që vjen nga Anglia ka bërë bujë. Për Mançester Sitin është një tronditje e fortë, edhe pse për momentin ende nuk ka një konfirmim zyrtar për dënimin e klubit anglez. Sipas “Sun”, që në faqe të parë ka pikërisht këtë lajm ekskluziv, klubi i sheikëve dhe Guardiolës brenda pak ditësh do të mësojë zyrtarisht vendimin e dënimit nga UEFA, që po e heton. Mançester Siti, një nga klubet më aktive në merkato, nuk do të lejohet të blejë futbollistë në verë dhe në dimër. Është një dënim i ngjashëm me atë që është dhënë më parë për Çelsin dhe Barcelonën nga UEFA.

Faqja e parë e “Sun”

Tabloidi britanik është i sigurt për lajmin dhe saktëson se klubi i sheikut Mansour do të ndëshkohet për shkak të dhunimit të rregullave për transferimin e lojtarëve minorenë. “Sin City” është loja e fjalëve që ka zgjedhur tabloidi për të përshkruar situatën e klubit anglez. Nëse konfirmohet ky lajm, Pep Guardiola nuk do të ketë mundësi të bëjë përforcime në dy sesionet e ardhshme të merkatos dhe kjo do të thotë se Mançester Siti do të vazhdojë me grupin aktual të lojtarëve deri në verën e vitit 2020.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë