Lajme

Gaz lotsjellës te parlamenti, u tentua të thyhej kordoni i policisë

Në marshimin e tretë të protestuesve është shënuar edhe përplasja e parë mes policisë dhe protestuesve. Protestuesit janë përleshur me policinë, teksa kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë te parlamenti dhe të futen brenda.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë duke hedhur gaz lotsjellës dhe protestuesit janë shpërndarë.

Po vihet re edhe një shpërndarje e protestuesve në turma të ndryshme, pasi një pjesë janë para Ministrisë së Brendshme dhe një pjesë para Kryeministrisë.
Ideja e marshimit rreth godinave qeverisëse lidhet me simbolikën e rrethimit të godinave të krimit. Nuk kanë munguar shashkat dhe tymueset edhe në drejtim të Kryeministrisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë