Ndërkohë që kryeqyteti feston ditën e verës, dy të rinj kanë tentuar të godasin me bojë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Raportohet se menjëherë pas ngjarjes policia ka identifikuar dhe shoqëruar dy personat, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije.
Edhe sot, një ditë pas protestës së opozitës të rinjtë e PD-LSI kanë protestuar kundër qeverisë së kryeministrit, Edi Rama.
Ata kanë vendosur të dalin në një marshim në formë proteste ndaj gazit lotsjellës të hedhur kundër demonstruesve gjatë përplasjeve përpara Parlamentit ditën e djeshme.

Me maska në kokë ata kanë protestuar në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe më pas janë stacionuar përballë Ministrisë së Brendshme, të cilin e kanë konsideruar si institucionin përgjegjës për hedhjen e gazit ndaj qytetarëve.
Shumë prej tyre mbanin bluza me parrulla “Rama si Assadi, mos helmo fëmijët”, duke e krahasuar kryeministrin me diktatorin sirian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)






















Lini një Përgjigje