Lajme

Trafiku i drogës, arrestohet ish-polici Renaldo Avdulaj, pjesë e Grupit të Habilajve

Arrestohet ish-polici i Vlorës Renaldo Avdulaj, i cili akuzohet se është i përfshirë në trafikun e drogës. Ndaj 38-vjeçarit, Gjykata për Krime të Rënda kishte caktuar në mungesë masën e sigurimit personal “arrest me burg”.
Sipas prokurorisë, Avdulaj ish-oficer i policie në Vlorë ishte pjesë e grupit kriminal që u godit në 2016, ndërsa u arrestua Taulant Haxhiraj, nga Vlora, dhe u kapën 7 mijë rrënjë kanabis.
Lidhja me Habilajt – Prokuroria dyshon gjithashtu se grupi “Treblova” ka lidhje me Habilajt, për të cilët dosja u veçua dhe vijon të hetohet.
Prokuroria ka çuar në gjykatë dosjen hetimore për tetë persona, që i akuzon si pjesë të një grupi të strukturuar kriminal, të cilët ushtronin aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të lëndës narkotike kanabis sativa në fshatrat Vezhdanisht-Treblovë, në Vlorë.
Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, në këtë zonë Policia e Shtetit zbuloi një sasi shumë të madhe lënde narkotike, të shpërndarë në parcela, si edhe në proces tharjeje.
Për këtë grup kriminal, Gjykata ka dhënë dënimet për anëtarët e tjerë: 9 vite burg për Taulant Haxhiraj dhe 8 vite burg për Shkëlqim Koçiaj si dhe 8 vite për Marjus Bajramin dhe 4 vite për Xhovalin Baçon.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë