Presidenti Ilir Meta në një prononcim për mediat u shpreh se palët politike kanë nxituar dhe po nxitojnë për të thelluar krizën, në të cilën ndodhet vendi dhe që nuk është vetëm politike, kushtetuese, por edhe përfaqësimi. Kreu i shtetit kërkoi që palët të reflektojnë dhe të dialogojnë.
“Dua t’ju siguroj juve se presidenti ka bërë të gjitha veprimet e tij prej kohësh për të evituar këtë krizë serioze, jo vetëm politike, kushtetuese, institucionale, por edhe përfaqësimi tashmë. Është për të ardhur keq që palët kanë nxituar dhe po nxitojnë për të thelluar këtë krizë”, u shpreh presidenti Meta për mediat.
Po ashtu, Meta tha se palët duhet që të marrin përgjegjësinë e tyre dhe nuk duhet të fshihen pas ndërkombëtarëve.
“Klasa politike të mbajë përgjegjësitë e saj dhe të mos fshihet pas asnjë ndërkombëtari. Çështja të zgjidhet në mënyrë transparente dhe larg pazareve dhe shpërdorimeve të ndonjë ndërkombëtari”, tha ndër të tjera presidenti Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje